LAJMI I FUNDIT:

Një person gjendet i vdekur në veturën e tij në Rahovec

Një person gjendet i vdekur në veturën e tij në Rahovec
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, ka njoftuar Policia.

Ngjarja, sipas Policisë ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


“Fshati Xërxë, Rahovec 25.01.2019 – 02:15. Është raportuar se viktima mashkull K-shqiptar është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në Raportin e Policisë. /Telegrafi/