LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg ka bërë një shkrim për të mbrojtur Facebook-un, por gjëja më interesante është se ku e publikoi atë!

Mark Zuckerberg ka bërë një shkrim për të mbrojtur Facebook-un, por gjëja më interesante është se ku e publikoi atë!

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka vendosur që tu drejtohet shfrytëzuesve të platformës që ai udhëheq përmes një kolumne të shkruar në The Wall Street Journal për të mbrojtur praktikat e biznesit të Facebook-ut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një kolumne të botuar të enjten, ekzekutivi 34 vjeçar i teknologjisë paraqiti atë që ai thotë se janë “fakte rreth Facebook”, duke shpjeguar “parimet e mënyrës sesi funksionon” Facebook.


Po sipas mediave, ky artikull vjen pas disa muajsh vërejtjesh të forta se si Facebook përdor (dhe keqpërdor) të dhënat e përdoruesve, mes skandaleve të tjera, dhe tregon se si Facebook po përpiqet të rrisë përkrahjen nga investitorët dhe publiku i gjerë.

Por çfarë bie në sy është fakti se Zuckerberg ka zgjedhur Wall Street Journal për të dhënë vështrimin e tij rreth këtyre çështjeve, çfarë vlerësohet se shënon një largim nga praktika e tij standarde për të folur drejtpërdrejt me përdoruesit përmes faqes së tij personale të Facebook.

E pyetur për këtë çështje, zëdhënësja e Facebook-ut, Elisabeth Diana tha se “nuk ka asnjë arsyetim të vërtetë – WSJ lexohet në disa vende”.

Ndryshe, Zuckerberg ka ripostuar kolumnen e tij në WSJ edhe në faqen e tij personale Facebook.

Në shkrimin e tij Zuckerberg ka thënë se “dëshiron të korrigjojë disa keqkuptime”.

Përmes shkrimit, Zuckerberg thotë se janë një numër i keqkuptimeve rreth asaj se si funksionon Facebook.

“Ne nuk i shesim të dhënat e njerëzve, edhe pse shpesh raportohet se bëjmë”, ka shkruar ndër tjerash ai, duke shtuar se Facebook gjithashtu nuk shpërndan qëllimisht clickbait (“kjo nuk është ajo që njerëzit duan”) ose përmbajtje të dhunshme për të rritur angazhimin (“reklamuesit nuk duan markat të jenë pranë tyre”). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori