LAJMI I FUNDIT:

Ralph Hammerthaler në Prishtinë, për reprizën e monodramës “Artisti i vetëm”

Ralph Hammerthaler në Prishtinë, për reprizën e monodramës “Artisti i vetëm”

Pas prezantimit në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë me 18 janar 2019, monodrama “Artisti i vetëm”, më 26 janar 2019, nga ora 19:00, do të shfaqet në Teatrin e Qytetit të Prishtinës – “Dodona”.

Te kjo monodramë luan Naim Berisha, i cili e ka bërë edhe regjinë. Ndërkaq, në reprizën e planifikuar për Prishtinë, i pranishëm do të jetë edhe autori i monodramës, Ralph Hammerthaler.


“Artisti i vetëm”, trajton dramën e brendshme të një artisti të madh, i cili për shkak të degradimit të artit dhe shijes se publikut, përjashtohet nga shoqëria me dhunë, për t’u vënë në situatë të skajshme jetësore dhe ekzistenciale.

Personazhi Hans Klip, gjatë prezantimit të tij të fundit para publikut, rrëfen jetën e tij, momentet kultminante artistike në të kaluarën dhe dramën e tij në të tashmen. Në fund të tekstit, largohet nga arti i tij dhe nga vetvetja, duke renë në humnerën e pakthyeshme të dëshpërimit. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
FALJA

FALJA

Poezi
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
Rreth romanit “Tmerri” të Arben Kondit

Rreth romanit “Tmerri” të Arben Kondit

Kulture
MIZA

MIZA

Poezi
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
KËNGA

KËNGA

Poezi
Kalo në kategori