LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit ju gjykojnë në bazë të dy kritereve kur ju takojnë për herë të parë

Njerëzit ju gjykojnë në bazë të dy kritereve kur ju takojnë për herë të parë

Njerëzit krijojnë përshtypjen e parë për ju brenda pak sekondave që ju takojnë, por çfarë saktësisht janë duke vlerësuar ata?

Profesoresha e Harvardit, Amy Cuddy, ka studiuar përshtypjet e para bashkë me kolegët e saj për më shumë se 15 vite, dhe ka zbuluar disa gjëra interesante, transmeton Telegrafi.


Në librin e saj, ‘Presence’, Cuddy thotë se njerëzit iu përgjigjen shpejt dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë:

1: A mund t’i besojë këtij personi?
2: A mund ta respektojë këtë person?

Psikologët i referohen këtyre dimensioneve si ngrohtësia dhe kompetenca – ideale është që të perceptoheni se i keni që të dyja.

Megjithatë, Cuddy thotë se shumica e njerëzve, posaçërisht në kontekstin profesional, besojnë se kompetenca është faktor më i rëndësishëm. Pas së gjithash, ata duan që ju t’ua dëshmoni se jeni të mençur dhe mjaftueshëm të talentuar për ta udhëhequr biznesin.

Por në fakt, ngrohtësia, apo besueshmëria, është faktori më i rëndësishëm në atë se si njerëzit ju vlerësojnë.

Cuddy thotë: “Nga perspektiva evolucionare, është më kruciale për mbijetesën tonë ta dimë se a e meriton një person besimin tonë apo jo”.

Kjo ka kuptim nëse e konsideroni faktin se në periudhat e shpellave ka qenë më e rëndësishme ta dini nëse dikush do t’ju vriste dhe t’jua vidhte të gjitha gjërat sesa nëse kishte qenë mjaftueshëm kompetent për ta ndezur një zjarr.

Megjithëse kompetenca vlerësohet tejet lartë, Cuddy thotë se ajo vlerësohet vetëm pasi të jetë krijuar besimi.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori