LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i nxënëseve në Gjakovë, që u ngacmuan seksualisht nga arsimtari i tyre (Video)

Rrëfimi i nxënëseve në Gjakovë, që u ngacmuan seksualisht nga arsimtari i tyre (Video)
Foto: Ilustrim

Nxënëset e Shkollës fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë kanë rrëfyer për ngacmimet, të cilat pretendojnë se i bëri arsimtari i tyre i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Mësohet se të njëjtit mësimdhënës kohë më parë i ishte ndaluar t’u japë mësim klasave të 8-ta dhe të 9-ta.


Një nxënëse ka rrëfyer se si arsimtari kishte filluar t’ia prekë qafën nxënëses.

“U ardhur afër meje mi ka largu flokët dhe më ka prek tek qafa dhe unë jam largua për shkak se më ka ardhur marre. Kur jam larguar arsimtari ka qesh dhe më ka pyet pse po largohesh. Dhe unë kam thënë se nuk kam qejf me më prek”, ka deklaruar një nxënëse, raporton Klan Kosova.

Edhe një tjetër nxënëse tregon se si mësuesi e kishte prekur një shoqe të saj të klasës.

“Një shoqe e klasës ka qenë duke shkruar një tekst dhe ai ka marrë flokët dhe ia ka hekë llastikin prej flokëve dhe ka filluar ta prekë në pjesët e trupit”, ka deklaruar ajo.

Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë
Lexo po ashtu Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Një tjetër nxënëse thotë se mësuesi fliste edhe fjalë të ndyta gjatë orës mësimore.

“Dreqi nënën ose naj sen, nuk më han mua për ju, ose kësi fjalë”, ka deklaruar ajo.

Me kërkesë e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, mësuesit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori