Adriana Venari
Kaloja shpesh pranë Rrapit të Bezistanit. Elbasani nuk të ofronte diçka të re çdo ditë, megjithëse aty, në atë shesh, syri më kapte përherë një godinë të vjetër. Një shtëpi karakteristike elbasanase, e fshehur pas disa pemëve kacavjerrëse. Ndërsa afrohem, vërej një tabelë ku shkruan “Muzeu Etnografik i Elbasanit”. Kurioziteti m’u shtua.
Të nesërmen marr disa mikesha dhe nisem sërish drejt asaj shtëpie. Tek oborri shohim një burrë të thyer në moshë, ulur në një karrige duke dredhur cigare. Dukej si punonjës apo biletashitësi. “Kemi ardhur të vizitojmë muzeun” i them dhe bëj gati të kërkojë disa të holla që i kisha në xhepin e palltos.
“Muzeun”?- më pyeti gjithë habi, çudi se këtu s’para kemi vizitorë vendas, tek-tuk ndonjë të huaj. “Po ç’ju shtyu të vini”- vazhdoi, kurioziteti i them dhe marr biletat për të hyrë brenda. Në pamje të parë çdo gjë dukej kaq e bukur, u ndjeva si në shtëpinë time.
Por, shpejt këtë ndjesi ma prishi era e mykut dhe e lagështirës që vinte nga të katërta anët. Teksa vështroja me kuriozitet objektet që ndodheshin aty, ishte e pamundur të mos vija re muret e plasaritura, pikturat e prishura e të parestauruara si dhe dyshemenë e gërryer.
Disa dyer ishin në mbyllura ndërsa odat e hershme s’të ngjallnin kuriozitet për të imagjinuar jetesën e dikurshme. U zhgënjeva. Kuptova se pamja nga jashtë paska qenë fasada e një të bukurie të vjetëruar e përdhosur. Ndërkohë që po vazhdoja të shikoja me shpresën se do gjeja diçka ndryshe nga muret dhe dyshemeja, mu errë shikimi. Këtu ndërpritej shpesh energjia elektrike. Çdo gjë u shndërrua në terr. Më bëri habi fakti që jashtë shndrinte dielli ndërkohë që brenda nuk futej asnjë rreze e tij.
Lëviza perdet me qellim që të lejoja dritën e diellit të futej, por aty kuptova se nga vinte era e mykut dhe e lagështirës. Dritaret ishin të vulosura me drunj e sipër tyre perdet e trasha që nuk ishin për të penguar dritën e diellit por për të fshehur ato drunj.
U ktheva të pyes cicëronin në lidhje me këtë fakt, por ai nuk ishte lart. Më erdhi ndërmend biletelëshuesi kur më tha se duhej të ishim të paktën 10 vetë ose më shumë që të vinte udhërrëfyesi i muzeut.
Nuk kisha ç’të shihja më. Edhe ato objekte historike ishin lënë jetime dhe pa kujdesin e ndokujt. Në fund kur po dilja me plotë pyetje në mendje i’u drejtova një punonjëse të muzeut.
E pyeta për vizitorët e me tha se kryesisht vizitohej nga turistë të huaj, dhe pohoi se ky muze kishte nevojë për shumë restaurime. Më tej shtoi se kishin bërë kërkesë në Bashki por që nuk kishin marr kurrë përgjigje.
Më shpjegoi se drunjt në dritare ishin vendosur për ruajtjen e objekteve dhe origjinalitetit, e ndërsa ajo fliste kujtoja punimet e pikturat që ishin të lëna jashtë në koridore të ekspozuara nga drita e diellit. Edhe origjinaliteti ishte cenuar sepse gardhi rrethues ishte ndërtuar nga kangjella lehtësisht të kalueshme.
E pyeta për mungesën e vizitorëve e m’u përgjigj se njerëzit nuk ishin kureshtarë, pastaj mu kujtua dëshira që kisha për tu futur aty dhe bashkë me të përshtypja që kisha kur po dilja. Në fund na përshëndeti duke na thënë se na mirëpriste sërish. Por isha e bindur. Nuk doja të vija sërish këtu, ku të vetmit vizitorë ishin punonjësit dhe busti i Aqif Pashë Elbasanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë