LAJMI I FUNDIT:

Peja dhe Gjakova nxjerrin urdhëresa kundër vrasjes dhe keqtrajtimit të qenve, përfshirë edhe garat mes tyre

Peja dhe Gjakova nxjerrin urdhëresa kundër vrasjes dhe keqtrajtimit të qenve, përfshirë edhe garat mes tyre

Komuna e Pejës dhe ajo e Gjakovës kanë nxjerrur urdhëresa që ndalojnë vrasjen dhe keqtrajtimin e kafshëve, përfshirë këtu edhe garat mes qenve.

Ndëshkimi për personat që e shkelin këtë urdhëresë, do të jetë gjobë deri në 5 mijë euro.

Në urdhëresën e nënshkruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, thuhet ndër të tjerash që Drejtoria për Inspektim do ta monitorojë zbatimin e kësaj urdhërese.


“Me këtë urdhëresë ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me të cilën largohet apo dëmtohet cila do pjesë e grupit, importimi dhe shitja e kafshëve agresive në kundërshtim me dispozitat e Ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshës, me ç ‘rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje”, thuhet ndër të tjerash në këtë vendim.

Një ditë më pas, vendim të ngjashëm ka marrë edhe Komuna e Gjakovës.

“Ndalohet të gjitha organizimet e garave të kafshëve në Komunën e Gjakovës në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës ndërmjet tyre ku (kafsha) mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje”, thuhet në vendimin e komunës së Gjakovës, e cila është nënshkruar nga kryetari Ardian Gjini.

Këto vendime janë të bazuara në nenin 17 të Ligjit për Përkujdesjen e Kafshëve, në të cilin po ashtu është e ndaluar kjo dukuri.

Përndryshe, kohëve të fundit në grupin “Të bashkuar për kafshët” është raportuar për dukurinë e garave mes qenve.

Deri më tash, urdhëresë për ndalimin e vrasjes dhe keqtrajtimit të kafshëve kanë marrë edhe komunat e Rahovecit dhe Vushtrrisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori