LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama ia delegon drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt (Video)

Edi Rama ia delegon drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe marrjes së detyrës nga Ditmir Bushati ka deleguar të gjitha përgjegjësit te Genc Cakaj.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës Rama ka thënë se i delegon detyrën e ministrit Gent Cakajt.

“Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit, zëvendësministrit Gent Cakaj” u shpreh Rama.


Kurse, Ditmir Bushati, në fjalën e tij të lamtumirës tha se nuk ka garanci se ajo që çfarë përpara është më e mirë se ajo që ka lënë pas.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, deklaroi ish-ministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori