Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot është ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit R.H., për shkak të veprës penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’ nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës, më 26 dhjetor 2018, në Shtëpinë e Shëndetit, në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, i pandehuri R.H., me dashje, me përdorimin e atëçastshëm të dhunës dhe me kanosje serioze për sulm, e ka sulmuar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, mjekun kujdestar, tani të dëmtuarin F.Q.
I pandehuri ka ndërmarrë këto veprime, pasi që mjeku kujdestar, për shkak të grevës së përgjithshme, nuk i ka ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tij dy vjeçare, ku i njëjti i revoltuar shkon në shtëpi dhe merr një sëpatë, me të cilën tenton t’a godet, mirëpo i dëmtuari arrin që t’a kapë sëpatën me dorë, me ç’rast të dy kacafyten mes vete, derisa aty ndërhyjnë policia dhe e arrestojnë të pandehurin”, thuhet në njoftimin për media.
I pandehuri, që nga data 28 dhjetor 2018, gjendet nën masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City