LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Taksa nuk do hiqet sepse Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje tregtare

Krasniqi: Taksa nuk do hiqet sepse Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje tregtare

Zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur që taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Krasniqi ka thënë se Serbia nuk e ka respektuar asnjë marrëveshje politike dhe tregtare.


Postimi i plotë i Krasniqit

Është koha t’i themi mjaft! Ne jemi SHTET me një qeveri vendimmarrëse e këmbëngulëse në mbrojtjen e interesave të vendit dhe nuk duhet të tërhiqemi deri në reciprocitet ndërfqinjësor!

TAKSA nuk duhet të hiqet sepse shteti fqinj Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje politike e as tregtare. Mallërat nga Republika e Kosovës me logon “Made in Kosova” nuk lejohen të hyjnë në Serbi, targat RKS nuk i njeh, mallrat që prodhohen në Serbi e destinacion e kanë Republikën e Kosovës, nuk kanë përshkrim adekuat (shteti ynë në këto mallra ende përshkruhet si Kosovo i Metohija). Ne nuk e pranojmë një mosrespektim të tillë dhe këto për NE janë të pa pranueshme!

Mosnjohja e Republikës së Kosovës SHTET është pikë kyçe në mos heqjen e taksës, pastaj pengesat e vazhdueshme që i bëhen Kosovës në antarësimin në mekanizma apo organizata ndërkombëtare e rajonale, lobimi i vazhdueshëm kundër njohjeve të shtetit të Kosovës etj.

Jam krenare që jam pjesë e kësaj qeverie vendimarrëse me vizion të qartë të shtetndërtimit! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori