Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë sot para objektit të Komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie me mos pagesën prej katër për qind të rritjes së pagave për punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.
Vendimi vjen pas takimit me punëtorët teknikë të shkollave “ Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të Komunës së Prishtinës, ku temë diskutimi ishte mos pagesa e 4% rritja e pagave në sektorin publik nga 1 janari 2018, dhe neglizhenca e Komunës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.
“Ju njoftojmë se ju jeni duke paguar shërbime jashtëligjshëm pasi që nuk keni vendim për privatizimin e këtyre shërbimeve, pra po keqpërdorni paranë publike. Pas shumë diskutimeve u vendos që më 22.01.2019 të protestohet para komune në ora 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos realizimin e detyrimeve ndaj këtyre punëtorëve”, thuhet në letrën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës dërguar kreut të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, drejtorit të Shëndetësisë, Bujar Gashi dhe drejtorit të Arsimit, Jonuz Salihu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak