LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e AAK-së akuzon SBASHK-un për manipulim me mësimdhënësit

Nënkryetarja e AAK-së akuzon SBASHK-un për manipulim me mësimdhënësit

Nënkryetarja e AAK-së, Magbule Shkodra, që njëherësh është edhe zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ka kërkuar që të ndërprehet greva në arsim dhe njëkohësisht ka fajësuar SBASHK-un për manipulim të mësimdhënësve.

Shkodra, përmes një postimi në Facbook, ka thënë se “është mirë që SBASHK-u të mos u bëjë presion mësimdhënësve dhe ta pranojnë ofertën e kryeministrit Haradinaj, e cila është në suaza të mundësive që i posedon shteti ynë”.

Postimi i zv.ministres Shkodra:


“#SBASHK të mos manipulojë me mësimdhënësit

Nga shumë biseda me mësimdhënës, më është bërë e qartë, se një numër i konsiderueshëm i tyre janë të gatshëm ti kthehen procesit mësimor.

Është mirë që SBASHK-u të mos i’u bëj presion mësimdhënësve dhe t’a pranojnë ofertën e kryeministrit Haradinaj, e cila është në suaza të mundësive që i posedon shteti ynë.

Poashtu, pres që prindërit të aktivizohen në mënyrë të organizuar dhe të kërkojnë përgjegjësi nga SBASHK-u.

Janë fëmijët, ardhmëria e vendit, që po e pësojnë më së shumti këtë katrahurë të panevojshme!” (sic.), ka shkruar Shkodra. /Telegrafi/