Nëbkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka kërkuar që bëhet ndryshimi i Projektligjit për pagat, duke thëë se greva në arsim dhe shëndetësi janë të lidhura me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Ymeri që është deputet i PSD-së në Kuvend, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ligji për pagat, mes tjerash, e vazhdon të njëjtën logjikë të rritjes së hendekut mes niveleve të ndryshme të pagave brenda sektorit publik”.
“Kjo logjikë ka qenë logjika institucionale për një kohë të gjatë, mendësi kjo qeverisëse që e përqendron pasurinë të shtresat e pakta në numër, por gjithsesi lartë në hierarkinë shoqërore, si dhe, kështu, e rritë hendekun mes të varfërve dhe të pasurve, duke e lënduar deri në zhbërje shtresën e mesme të shoqërisë”, ka thënë Ymeri.
Postimi i Ymerit:
“LIGJI PËR PAGAT DUHET NDRYSHUAR ASHTU QË TA ZVOGËLOJË HENDEKUN NË MES PAGAVE TË SEKTORIT PUBLIK
Greva në arsim dhe shëndetësi janë të lidhura me Ligjin për pagat në sektorin publik. Njëjtë edhe grevat tjera të paralajmëruara.
Në këtë drejtim mendoj se ka dy mënyra se si mund t’i lexojmë këto greva: kërkesa për më shumë para (si pagë) nga shërbyesit civil, e veçanërisht nga këto dy kategori; ose, kërkesa për më shumë barazi (në të paguar) nga shërbyesit civil, e veçanërisht nga këto dy kategori.
Për mua kjo e dyta është e vërtetë. Madje edhe nëse nuk është vërtetë kjo kërkesa e artikuluar e grevistëve.
Ligji për pagat, mes tjerash, e vazhdon të njëjtën logjikë të rritjes së hendekut mes niveleve të ndryshme të pagave brenda sektorit publik. Kjo logjikë ka qenë logjika institucionale për një kohë të gjatë, mendësi kjo qeverisëse që e përqendron pasurinë të shtresat e pakta në numër, por gjithsesi lartë në hierarkinë shoqërore, si dhe, kështu, e rritë hendekun mes të varfërve dhe të pasurve, duke e lënduar deri në zhbërje shtresën e mesme të shoqërisë.
Në këtë pikë, në këtë logjikë, ligji duhet ndryshuar. Dhe këtu vijnë në shprehje kërkesat greviste. Jo si thjeshtësi vullgare e shumës së pagës mujore, por si cilësi emancipuese për trajtim të barabartë e të drejtë të qytetarëve.
Ky është diskutimi i drejtë dhe i duhur publik për këtë çështje. Dhe duhet filluar nga këtu, nga institucionet publike. Duhet ulur koeficientin e propozuar për pagat e pozitave ekzekutive/përfaqësuese/këshilluese në institucionet publike duke filluar nga Presidenti, e duke vazhduar me Kryeministrin, ministrat, zëvendës-ministrat.
Është e domosdoshme që të zvogëlohet hendeku në rritje në mes të pagave në sektorin publik dhe rritja e pagave në sektorin privat. Kohezioni shoqëror arrihet vetëm përmes trajtimit më të drejtë dhe më të barabartë të të gjitha kategorive e shtresave shoqërore”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!