LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Skenderaj për trafikim me qenie njerëzore

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Skenderaj për trafikim me qenie njerëzore
Foto: Arkiv

Prokuroria Th​emelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për shtetasin kosovar R.L, 60 vjeçar.

“I njëjti dyshohet se gjatë muajit shkurt 2018 ka marrë pjesë në trafikimin e njerëzve, ashtu që të dëmtuarën M.H, pasi e ka takuar në Mitrovicë, e ka transportuar me veturën e tij dhe e ka strehuar në lokalin e tij në Skenderaj, me anë të mashtrimit dhe duke e shfrytëzuar pozitën e saj e ka rekrutuar dhe e ka detyruar që të punojë kamariere në lokalin e tij, me premtimin se kinse do ta paguajë, të dëmtuarën e ka mbajtur nën kontrollë duke ja mbyllur derën e lokalit, po ashtu e ka detyruar që të ulet me mysafirët e lokalit të tij, ti joshë seksualisht ata, e po ashtu e ka kërcënuar me anë të revoles, e ka shfrytëzuar vetë seksualisht dhe për përfitim material prej 10-15 € e ka detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me persona tjerë.

Po ashtu i dyshuari ka poseduar dhe mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me ligjin mbi armët në Kosovë, e atë 4 revole dhe një sasi të fishekëve, që i janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit nga ana e policisë.


I dyshuari me këto veprime dyshohet se ka kryer veprat penale “trafikimi me njerëz” nga neni 171 paragrafi 1, të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 2 të KPRK”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori