26 njerëzit më të pasur të botës zotërojnë së bashku asete sa 50% të të varfërve të globit. Në verifikimin e përvitshëm mbi pasurinë, organizata e bamirësisë Oxfam thotë se viti 2018 ishte viti kur të pasurit u bënë më të pasur dhe të varfrit, më të varfër.
Në përllogaritjet e saj, pasuria e 26 miliarderëve më të mëdhenj është sa ajo e 3.8 miliardë personave që përbëjnë gjysmën më të varfër të popullsisë së planetit. Hendeku mes tyre është thelluar akoma më shumë, duke penguar kështu ndjeshëm luftën kundër varfërisë.
Shoqata pretendon se po të shtohet një taksë prej vetëm 1% mbi pasurinë, do të grumbulloheshin 418 miliardë dollarë në vit, mjaftueshëm sa për të arsimuar çdo fëmijë që nuk shkon në shkollë e për të siguruar një kujdes të tillë shëndetësor që do të mundësonte parandalimin e 3 milionë vdekjeve.
Oxfam-i del në përfundimin se mbi 2200 miliarderë në mbarë globin e kanë shtuar pasurinë e tyre me 900 miliardë dollarë në vitin 2018, apo 2.5 miliardë dollarë në ditë. Rritja prej 12% në pasurinë e shumë të kamurve pati kontrast me rënien prej 11% të pasurisë së më të varfërve të globit, raporton The Guardian.
Sipas raportit, që 10 vitet që pasuan krizën financiare globale, numri i miliarderëve thuajse është dyfishuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe