Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Krasniqi për dy ditë me radhë është intervistuar në Prishtinë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Intervistimi i tij është bërë me datën 16 dhe 17 janar, ku u pyet për veprimtarinë e tij gjatë luftës së fundit në Kosovës.
Avokati i Krasniqit, Florin Vërtopi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se klienti i tij është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Vërtopi ka bërë të ditur, se Naser Krasniqi kishte udhëhequr me Policinë ushtarake gjatë kohës së luftës.
“Ai është intervistuar dje dhe pardje, me 16 dhe 17. Është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Ai është marrë në pyetje për rastet prej kur është kyçur në luftë, e deri në përfundimin e saj. Krasniqi ka qenë në Brigadën 121, e ka udhëhequr Policinë ushtarake”, ka thënë Vërtopi.
Sipas avokatit, prokurori tash ka të drejtë që ta thërrasë përsëri Krasniqin për të marrë në pyetje.
Vërtopi është shprehur se do t’i përgjigjen ftesës së Prokurorit të Specializuar.
“Tash ne presim, ai e ka dhënë deklaratën. Prokurori në bazë të ligjeve në fuqi të dhomave të Specializuar, dhe rregulloreve, ka të drejtë me i marrë përsëri në pyetje. Çka do që ndodhë, ne do t’i përgjigjemi ftesës”, ka thënë ai.
Avokati i Krasniqit ka shpjeguar edhe arsyet pse klienti i tij është intervistuar në Prishtinë, e jo në Hagë.
Vërtopi ka bërë të ditur se Naser Krasniqi nuk e ka pasur në rregull dokumentacionin e udhëtimit.
“Kemi kërkuar ne me u marrë në pyetje këtu, pasi nuk e ka pasur dokumentacionin e udhëtimit në rregull. Kanë qenë shumë korrekt, për dy ditë marrja në pyetje dhe pritja ka qenë shumë korrekte”, ka përfunduar Florin Vërtopi për Telegrafin.
Naser Krasniqi kishte qenë i akuzuar edhe në rastin e njohur si “Kleçka”, nën dyshimet për krime të luftës.
Por në vitin 2012 ai ishte shpallur i pafajshëm, duke u liruar nga këto akuza.
Veç Krasniqit, deri më tani janë marrë në pyetje edhe disa ish-komandantë të UÇK-së.
Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa janë intervistuar në Hagë, përderisa mbrëmë të dy janë kthyer në Kosovë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar gjithashtu ka intervistuar edhe Sokol Dobrunën, Sabahudin Cenën, kurse së shpejti pritet intervistimi i Nazif Mehmetit.
I ftuar nga Specialja është edhe Remzi Shala, që deri më tani raportohet si i arratisur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025