LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kërkojnë përgjegjësi politike për arratisjen e Nikolla Gruevskit

OJQ-të kërkojnë përgjegjësi politike për arratisjen e Nikolla Gruevskit

Një grup i organizatave qeveritare kërkojnë përgjegjësi politike, gjegjësisht dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe drejtorit të Agjencisë për Zbulim, për shkak të arratisjes së Gruevskit.

Ata përkujtuan se kanë kërkuar që hetimet urgjentisht të përfundojnë dhe se Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar se procedura parahetimore do të përfundojë në afat prej dy javëve dhe se opinioni do të informohet në lidhje me arratisjen e Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Marrja e përgjegjësisë politike për rastin me arratisjen e Gruevskit është mënyra e vetme që pushteti të tregojë se ka qëllim serioz të luftojë kundër kulturës së mosndëshkimit, që – të mos harrojmë – ishte karakteristikë kryesore e ish pushtetit veçanërisht kur bëhej fjalë për funksionarët më të lartë”, theksohet në kumtesën e organizatave joqeveritare.

Ndryshe, gati tre muaj nga arratisja e Gruevskit opinioni akoma nuk është saktësisht i informuar në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Hungari ku edhe ka fituar azil politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori