LAJMI I FUNDIT:

Egjipti konservator “hap dyert” për viagrën femërore (Foto)

Egjipti konservator “hap dyert” për viagrën femërore (Foto)

Historike për Egjiptin! Kështu është konsideruar fakti që një vend arab, i pari i tillë në botë, autorizon prodhimin dhe shitjen e një ilaçi, që synon të forcojë dëshirën seksuale te femrat. Megjithatë, analistë të ndryshëm ngrejnë pikëpyetje nëse do të ketë vallë treg për këtë stimulues, në një vend me shoqëri të theksuar konservatore.

“Ndihesha e përgjumur dhe e trullosur, por zemra më rrihte fort”, tregon Leila kur u pyet sesi u ndie pasi konsumoi të parën pilulë të së ashtuquajturës “viagra femërore”, që në gjuhën mjekësore njihet si “flibanserin”.


Bari në fjalë është autorizuar për herë të parë për përdorim në Shtetet e Bashkuara, rreth 3 vite më parë, e tashmë po prodhohet edhe në Egjipt nga një kompani lokale farmaceutike.

Leila, emër i sajuar ky teksa flet për “BBC”-në dhe jo i vërteti, në fakt është një shtëpiake konservatore rreth mesit të të 30-ve. Ajo preferon ta fshehë identitetin e saj pasi, ashtu si shumë femra të tjera në Egjipt, të flasin për problemet seksuale apo epshet seksuale vijon të mbetet një tabu.

Pas thuajse 10 vitesh martesë, ajo rrëfen se vendosi ta provonte pilulën “thjesht nga kurioziteti”. E siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ajo shkoi ta merrte ilaçin në farmaci pa një recetë nga mjeku, duke mos pasur probleme shëndetësore.

“Farmacisti më tha ta merrja pilulën çdo natë për një javë dhe më garantoi se nuk kishte efekte anësore, – rrëfen Leila. – Bashkëshorti dhe unë ishim kuriozë të shihnim se çfarë do të ndodhte. E provova vetëm një herë dhe nuk do ta bëj kurrë më”.

Ritmet e divorceve janë në rritje në Egjipt, e ashtu siç raportojnë mediet lokale, kjo vjen kryesisht për shkak të problemeve të vazhdueshme seksuale mes çifteve.

Prodhuesi lokal i “flibanserin”-ës thotë se, 3 në 10 gra në Egjipt kanë një jetë pasive seksuale. Megjithëse një statistikë e tij vështirë të matet zyrtarisht në një vend kaq konservator.

“Ky trajtim është më se i nevojshëm këtu, përbën një revolucion”, thotë Ashraf Al Maraghy, një përfaqësues i kompanisë prodhuese. Sipas tij, ilaçi është i sigurtë dhe efektiv, ndërsa marrja e mendve apo përgjumja do të kalojnë me kohën, por këtu nuk bien dakord farmacistët dhe mjekët.

Një farmacist është shprehur se ilaçi në fjalë mund të ulë tensionin e gjakut në “nivele alarmuese” dhe mund të rezultojë problematik për njerëzit me probleme zemre apo mëlçie. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Fun
Kalo në kategori