Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Këshilli Danez për Refugjat-Veprimi në Kosovë (DRC) kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të komunitetit pakicë, përmes dhënies së asistencës teknike në zhvillimin e veprimtarive bujqësore.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ka treguar se ministria është duke u angazhuar përmes formave të ndryshme të përkrah veprimtaritë bujqësore të fermerëve në vend.
“Memorandumi i mirëkuptimit me DRC-në, është një nga format e mbështetjes së fermerëve të komunitetit pakicë në Kosovë, përmes së cilës synojmë që të përkrahim fermerët në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre bujqësore, duke iu ofruar kështu trajnime dhe asistencë teknike përmes DRC-së”, ka thënë ai.
Krahas kësaj, ministri ka theksuar se përmes memorandumit të mirëkuptimit, DRC-së i krijohen mundësitë që të ofrojë trajnime dhe përkrahje për fermerët e vegjël, përpunuesit dhe tregtaret, ku përmes kësaj ai theksoi se synojnë edhe krijimin e lidhjeve të këtyre fermerëve në tregjet më të mëdha bujqësore.
Ndërkaq, Kristen Stec, drejtoreshë e DRC-së në Kosovë, ka vlerësuar nënshkrimin e këtij memorandumi dhe ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, do të angazhohen në përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike së komunitetit pakicë, duke iu ofruar atyre trajnime dhe përkrahje profesionale në sektorin e bujqësisë.
Ajo ka treguar se ky memorandum është bërë edhe duke pasur parasysh marrëveshjen e DRC-së me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar(SIDA) për zbatimin e projektit “Mbështetja e ndërmarrësisë shoqërore dhe promovimi e fuqizimi social-ekonomik tek komuniteti pakicë në Kosovë”, projekt ky i financuar nga SIDA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe