LAJMI I FUNDIT:

Oferta që nuk mund të refuzohet, shiten për një euro shtëpitë në një qytezë në Sicili (Foto/Video)

Oferta që nuk mund të refuzohet, shiten për një euro shtëpitë në një qytezë në Sicili (Foto/Video)

Dhjetëra shtëpi janë nxjerrë në shitje në jug të Italisë më saktësisht në ishullin e Sicilisë, dhe atë për vetëm një euro. Sambuca është një qytezë në maje të kodrave që ka pamje të mrekullueshme në plazhet e Mesdheut.

Shtëpitë janë nxjerrë në shitje për vetëm 1 euro me qëllim që të popullohet kjo zonë, e cila viteve të fundit është braktisur në masë të madhe nga qytetarët që kanë shkuar të jetojnë në qytete të mëdha, transmeton Telegrafi.


Siç raporton CNN,  Sambuca është vendi i përkryer për të gjithë ata që janë të interesuar të kenë shtëpi të mirë pa investuar shumë. Megjithatë, ky nuk është vendi i vetëm që ka ofruar oferta të tilla nga zyrtarët lokalë.

Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambucas dhe njëherit këshilltar për turizëm, ka deklaruar se për dallim nga shumë vende që kanë bërë propagandë, në këtë qytezë të gjitha shtëpitë janë vërtetë në shitje për vetëm 1 euro.

“Nëse vërtetë e dëshironi një shtëpi, atëherë do ta keni”, ka shtuar njeriu i dytë i kësaj qyteze në Itali.

Megjithatë, ekziston një shumë prej 5 mijë euro që pronari i ri duhet t’i depozitoj paraprakisht.  Ata duhet të zotohen se do të rinovojnë shtëpitë e tyre të që janë dëmtuar dhe që sillen nga 40 deri në 150 metra katrorë, dhe atë ta bëjnë brenda një periudhe trevjeçare me një kosto duke filluar nga 15 mijë euro.

Dhe në momentin që përfundojnë renovimet, atyre do t’ju rikthehen paratë e depozituara.  Ndërkaq, Cacioppo ka shtuar se “blerësit nuk do të zhgënjehen, duke pranuar se Sambuca është qytezë e njohur si Splendor.

“Kjo copë toke njihet si parajsa në tokë. Jemi të vendosur në një vend plot histori, me plazhe të bukura, male dhe kodra të rreth, ku qetësia ju bënë për vete”, ka shtuar Cacioppo.

Ai ndër tjera ka thënë se qyteti ka nevojë për të huaj që të parandalojnë rrënimin, si rezultat i asaj që qytetarët e kanë braktisur. Sambuca është themeluar nga grekët e lashtë dhe më vonë u pushtua nga Saracenët që e shndërruan atë në një qendër tregtare që lulëzoi me hapa të shpejtë.

Deri më tani dhjetëra shtëpi janë shitur, kurse Cacioppo ka bërë të ditur se numri i të huajve është duke u rritur.

“Shumë shtëpi tjera janë të disponueshme por urgjentisht kanë nevojë për t’u rinovuar. Deri më tani na kanë kontaktuar nga Zvicra, Franca dhe Spanja”, ka shtuar njeriu i dytë i qytezës.

Një nga pronaret e një shtëpie është Susanna Heinson nga Gjermania, e cila aktualisht është duke e rinovuar shtëpinë.

“Mezi po pres që verën ta kalojë në Sambuca. Është një vend shumë i bukur. Njerëzit janë shumë mendjehapur dhe të shoqërueshëm. Ka restorante të bukura, verari që ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në vendlindje”, ka shtuar ajo.

Nëse jeni të interesuar të blini një nga shtëpitë mund të kontaktoni në case1euro@comune.sambucadisicilia.ag.it. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori