Shanset janë të mëdha se ende nuk i keni realizuar shumicën e dëshirave që i keni pasur në jetë.
Në fakt, shanset janë të mëdha që asnjëherë nuk e keni bërë një listë me dëshira me gjërat që dëshironi vërtet t’i bëni para se të vdisni.
Megjithatë, ka shumë gjëra të mahnitshme në këtë botë që duhet t’i përjetoni, shumicën prej të cilave nuk i keni menduar asnjëherë më parë.
Ekspertët thonë se gjërat e mëposhtme duhet t’i bëni para se t’i mbushni 35 vjet në mënyrë që ta keni një jetë sa më interesante.
Jetoni jashtë shtetit të vendlindjes
Jetoni diku jashtë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtë kohore, sepse është një përvojë që sinqerisht jua ndryshon jetën. Jetoni në një qytet apo lagje modeste dhe do të ndryshoni në mënyrë fundamentale.
Bëni ngjitje në shkëmbinj
Ngjitja në shkëmbinj është shumë argëtuese. Kur ta provon, do të kaloni tejet të mirë.
Bëni hiking
Njësoj sikurse me ngjitjen në shkëmbinj, hiking-u është përvojë e mahnitshme. Ajri i pastër, malet e paprekura, peizazhi mbresëlënës dhe uji freskues janë përvojë argëtuese, qetësuese, madje edhe shpirtërore.
Mbani kafshë shtëpiake
Mund t’ju duket si gjë bazike që e kanë përjetuar thuajse të gjithë njerëzit, por faktikisht ka shumë njerëz që nuk kanë mbajtur asnjëherë kafshë shtëpiake.
Vizitoni top 3 vendet e preferuara
Cilat janë top tri vendet që dëshironi t’i vizitoni? Japonia? Italia? Franca? Ndoshta gjithmonë keni dëshiruar ta vizitoni Londrën apo Hong Kong-un?
Bëjeni sa më shpejt që mundeni sepse udhëtimi është një përvojë jetë-ndryshuese.
Mësoni një gjuhë të dytë
Mësimi i një gjuhe të re ju hap dyert në një pjesë të re të botës.
Lexoni 100 libra
Leximi i herëpashershëm i librave është gjë e mirë, por nëse përkushtoheni të lexoni dhe mësoni vazhdimisht, atëherë ju do të ndryshoni shumë për të mirë dhe do të fitoni njohuri të mahnitshme.
Bëni zhytje
Thellësia e ujit mund ta frikësojë pothuajse çdo njeri, por edhe do të mahniteni nga diversiteti dhe bukuria e jetës nënujore.
Bini në dashuri
Mund t’ju duket e kotë, por është thuajse e pamundur t’i mbushni 35 vjet pa e provuar ndjenjën e rënies në dashuri.
Merrni një vendim të rrezikshëm
Disa gjëra në këtë listë janë të vogla dhe të lehta për t’u arritur. Sidoqoftë, disa kërkojnë planifikime dhe kursime, e madje edhe pak rrezik. Nëse i keni mbushur 35 vjet dhe nuk keni marr asnjëherë ndonjë vendim të rrezikshëm, ju nuk keni jetuar në të vërtetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe