LAJMI I FUNDIT:

16 të vdekur nga sulmi i ISIS-it, jetën kanë humbur edhe ushtarë amerikanë

16 të vdekur nga sulmi i ISIS-it, jetën kanë humbur edhe ushtarë amerikanë

Gjashtëmbëdhjetë persona përfshirë ushtarë amerikanë u vranë sot në një sulm kamikaz të marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) në Minbej, Siri, sulmi më i rëndë ndaj forcave amerikane të koalicionit ndërkombëtar që nga viti 2014 në këtë shtet.

Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, të udhëhequr nga SHBA-ja konfirmoi vdekjen e ushtarëve amerikanë gjatë sulmit, ndërsa po kryenin një patrullim rutinë.


Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence u shpreh se SHBA-ja do ta bëjë të pamundur për të ndalur rigjallërimin e grupit të Shtetit Islamik.

“Ne do të qëndrojmë në rajon dhe do të vazhdojmë luftën për të siguruar që grupi i Shtetit Islamik të mos tregojë më fytyrën e tij të urryer”, tha Pence, duke konfirmuar tërheqjen e njoftuar të trupave amerikane në Siri.