Pesë këshilla praktike për femrat që kanë këmbë delikate
Doni këmbë të hidratuara në të gjitha stinët? Këtu është një rutinë e duhur për ju që keni këmbë delikate, si edhe disa këshilla praktike si t’i mbani ato të shëndetshme me mjetet e duhura
Këmbët tona janë një nga pjesët më të rëndësishme të trupit. Nëse keni këmbë delikate është e rëndësishme që të kujdeseni për to çdo ditë për të shmangur shqetësimet ose problemet shëndetësore.
Këmbët mbështesin të gjithë peshën e trupit tonë gjatë ditës, kështu që ato janë të ekspozuara ndaj përpjekjeve të vazhdueshme që mund të shkaktojnë probleme nëse nuk kemi kujdesin e duhur.
Gjithashtu, nuk ka të vërtetë më të bezdisshme se sa këmbët që dhembin kur ne kemi ecur gjatë, ose na vrasin këpucët, ose ca më keq kemi thjesht këmbë jo të shëndetshme dhe të pa kuruara! Mbani shënim këto pesë këshilla të vlefshme për të gjitha ju vajza!
Higjiena para së gjithash
Këmbët janë një nga pjesët e trupit tonë ku ne duhet të kushtojmë më shumë vëmendje, në aspektin e higjienës. Meqenëse shumicën e kohës ato janë të mbuluara me këpucë, ato mund të vuajnë nga djersitja ekstreme, acarimi ose era e keqe.
Për të shmangur këto probleme, nuk është e rëndësishme vetëm të zgjidhni këpucë me cilësi të mirë, por është e nevojshme që t’i lani me kujdes pa lënë pas dore ndonjë zonë. Gjithashtu është e nevojshme që të jenë të thata për të shmangur lagështirën e tepërt dhe bakteret.
Kujdes hidratimin!
Këmbët vuajnë sidomos gjatë ditës. Një rutinë e mirë hidratimi me një produkt këmbësh të veçantë mund të shmangë probleme si ngurtësia ose këmbë të plasaritura. Nëse shfaqen këto probleme, do të vuani nga djegia dhe sikleti gjatë ditës, prandaj është e rëndësishme të shmangni atë.
Bëni pedikyr rregullisht
Natyrisht, jo të gjithë ne kemi mundësinë të shkojmë në një qendër estetike vetëm për të aplikuar smaltin. Por, kini kujdes, madje edhe në shtëpi kur prisni thonjtë shpesh për të parandaluar rritjen e tyre, sidomos gjatë dimrit, kur vishni vetëm këpucë të mbyllura.
Preferoni këpucë të rehatshme
Kur bëhet fjalë për blerjen e këpucëve të reja, zgjidhni një model të rehatshëm, për të shmangur akumulimin e djersës. Për më tepër, këpucët duhet të kenë një shtresë që nuk është as shumë e butë as e vështirë.
Shmangni ecjen shumë me këmbë, kjo jo vetëm që do të shkaktojë dhimbje në thembra të këmbëve, por mund të shkaktojë probleme afatgjata.
Masazhet janë të domosdoshme
Për të shmangur formimin e lëkurës së trashë, fshijini këmbët tuaja me një gur të ashpër. Nëse e bëni atë rregullisht, për shembull dy herë në javë, ju do të eleminoni qelizat e vdekura dhe këmbët tuaja do të jenë më të shëndetshme dhe më të buta.
Nëse këmbët tuaja janë delikate dhe, pavarësisht nga masat paraprake, ata ju lëndojnë në fund të ditës, zgjidhni një krem këmbësh efikas dhe bëni masazha të vogla: të dobishme edhe në rast të problemeve të qarkullimit të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Fëmijët ndonjëherë duhet të sfidojnë autoritetin e prindërve, ja pse është mirë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar