Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përsëriti edhe sot se pavarësisht presionit taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet derisa shteti fqinj ta njohë Kosovën. Në mbrojtje të këtij qëndrimi ka dalë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ndërkaq njohësit e zhvillimeve thonë se Kosova duhet të ketë kujdes dhe të mos acarojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kërkojnë heqjen e taksës.
Në kohën kur qeveria Haradinaj mori vendim në nëntor të 2018-ës për taksen 100%, ndaj të gjitha produkteve, serbe, partnerët e koalicionit nga PDK-ja thanë se ideatorët e kësaj takse janë, Kadri Veseli e Enver Hoxhaj.
Presioni i madh ndërkombëtar ishte i menjëhershëm për të larguar këtë takes. Të parët që reaguan ishte zyrtarë të Bashkimit Evropian, ndërkaq ditëve të fundit po reagojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë ultimatum nga ShBA-të, as Kadri Veseli e as Enver Hoxhaj nuk e folën asnjë fjalë ndërkaq gjithë barra e saj po i bie shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj. Kjo kërkesë u bë shkak që SHBA-ja i’a ka pamundësuar Haradinajt që të udhëtojë në Amerikë për “Lutjet e Mëngjesit” duke ia refuzuar vizën. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kreu i ekzekutivit, i cili ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë udhëtojë për në Uashington.
Kryeministri Ramush Haradinaj konfirmoi edhe njëherë se është vendosur për të mos e hequr taksën. Tha se kjo nuk do të ndodhë derisa Serbia ta njoh Kosovën.
“Sot e heqim taksën nëse ka marrëveshje për njohje, por mund edhe mos ta heqim asnjëherë nëse Serbia nuk na njeh…Kjo taksë nuk ka të bëj me Amerikën, por me Serbinë e Rusinë”, tha Ramush Haradinaj.
Analisti Faton Abdullahu vlerëson se krerët institucionalë të Kosovës duhet të kenë kujdes, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.
“Pas vërejtjeve të bëra nga SHBA taksa duhet të hiqet. Mos heqja e taksën na vë neve në një pozitë të vështirë, por i vë edhe amerikanët në një pozitë të pa lakmueshme ngase duhet pasur parasysh se ata kanë një strategji se si t’i qasen punës në Ballkan, raporteve tona me Serbinë dhe dialogut në përgjithësi”, deklaroi Faton Abdullahu.
Nga Instituti Demokratik thonë se Qeveria duhet të jetë e matur e ndaj deklarimeve dhe raporteve me aleatët e Kosovës.
“Është evidente që Kosova ka të drejt dhe vendimi për ta vendosur taksën ka qenë i drejtë, por tani kemi një kërkesë dhe si duket ka një interesim të madh të administratës amerikane që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje brenda vitit 2019”, deklaroi Violeta Haxholli.
Por, në mbrojtje të vendimit të qeverisë Haradinaj është Këshilli për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“Realisht, ata që po zhvillojnë bisedime me Serbinë në një terr absolut janë më të interesuarit që kjo masë të hiqet, në mënyrë që të arrihet “një marrëveshje historike me Serbinë, detyruese…Pavarësisht se mund të ketë edhe lëvizje të kufijve në dëm të Kosovës. Tash kemi zëra edhe brenda koalicionit se heqja e taksës mund edhe të rishikohet e që nënkupton se angazhohen për heqjen e kokës së Ramush Haradinaj”- thuhet në reagimin e KMDLNj./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025