LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për uzurpim të banesës

Aktakuzë për uzurpim të banesës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.A., për shkak të veprës penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.

Sipas aktakuzës, që nga viti 1999, e deri më sot, në Gjilan, i pandehuri M.A., në mënyrë të vazhdueshme dhe të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, banesën në sipërfaqe prej 59.65 m2, pronë e të dëmtuarit S.C., në atë mënyrë që pa asnjë dokument pronësie, pa lejen dhe pëlqimin e të dëmtuarit ka hyrë në banesën e tij, të cilën e shfrytëzon edhe tani pa asnjë bazë ligjore.

Gjendja faktike siç njofton Prokuroria, përpos tjerash është vërtetuar edhe nga vendimi mbi ndarjen e banesës në shfrytëzim, si dhe gjatë intervistimit edhe vet i pandehuri e ka pranuar se në atë banesë është vendosur që nga viti 1999, me të cilat prova vërtetohet koha, vendi dhe mënyra e kryerjes së veprës penale.


Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin menjëherë t’a obligojë që t’a liroj pronën e uzurpuar dhe të njëjtën t’ia kthejë pronarit të ligjshëm, në gjendje të mëparshme.

Gjithashtu, prokuroria ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të njëjtit t’i shqiptohet dënimi i merituar sipas Ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori