Shitja e kompanisë së telefonisë celulare “Telekom Albania” është finalizuar për 50 milionë euro te shoqëria “Albania Telecom Invest AD”, me aksionerë biznesmenin e fuqishëm bullgar, Spas Roussev, si dhe zotin Elvin Guri, një sipërmarrës shqiptar i mirënjohur në Bullgari.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes është konfirmuar përmes një deklarate nga grupi “OTE” në Greqi, i cili kontrollon edhe “Telekom Albania”.
Shefi ekzekutiv dhe kryetari i grupi “OTE”, Michael Tsamaz vuri në dukje se, shitja e “Telekom Albania” përmbyll një investim të suksesshëm në Shqipëri për këtë grup dhe se ky është një vendim strategjik. Sipas tij, blerësit e rinj do të rrisin pozitat e kompanisë në tregun shqiptar.
“Blerja e shoqërisë nga një grup i fortë investitorësh dhe sipërmarrësish garanton rritjen e shoqërisë dhe krijon kushte për të forcuar edhe më tej pozitat e saj në treg”, tha Michael Tsamaz, transmeton tch.
Spas Roussev vjen nga një përvojë në fushën e telekomunikacionit në Bullgari, si aksioneri kryesor i shoqërisë “Vivacom”, më e madhja e kësaj fushe në këtë shtet. Në vitin 2017, ajo pati një vit të fuqishëm financiar, me 455 milionë euro të ardhura dhe 165 milionë euro fitime.
Aksioneri tjetër Elvin Guri ka punuar si bankier, themelues kompanie dhe drejtor, dhe si investitor për më shumë se 20 vite. Jetëshkrimi (CV) i tij përfshin eksperienca të shumta si “Price Ëaterhouse”, BERZH dhe “BNP Paribas”.
Kompania e tij “River Styxx Capital” ka qenë e përfshirë në transaksione në disa shtete, në rajon dhe më gjerë. Ai ka studiuar në Universitetin amerikan në Bullgari dhe në Universitetin e Oksfordit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit