Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e projekteve për bujqësi dhe zhvillim në Kosovë me një fond prej mbi 60 milionë euro. Kjo mbështetje është bërë e ditur gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, pati me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore (BB), me të cilët ka diskutuar për Projektin e ardhshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për fazat e përgatitjes së projektit të ri, të cilat tashmë kanë filluar dhe me këtë rast ata kanë treguar se mbështetja në kuadër të këtij projekti do të bazohet në tri shtylla kryesore: Ujitjen e tokës bujqësore, ndotjen e tokës bujqësore, si dhe investimet në bujqësinë mjedisore. Po ashtu, u theksua se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ministri Rikalo falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi për sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se kjo mbështetje ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2019, si dhe projektet tjera zhvillimore të ministrisë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak