LAJMI I FUNDIT:

Azeski: Përvojat austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë

Azeski: Përvojat austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë

Shkëmbimi i praktikave, njohurive dhe mbështetjes së gjashtë odave ekonomike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilat kompanitë do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot midis Forumit të Investimeve të Odave, Odës Federale të Tregtisë austriake dhe Ministrisë Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Punëve të Jashtme në Vjenë.

Në Vjenë kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski u takua me Karin Kneissl, ministren për Evropë.


Nga Oda Ekonomike njoftojnë se për Kneissl rajoni është një pjesë e pandashme e historisë ekonomike dhe sociale të Bashkimit Evropian dhe se procesi i anëtarësimit të vendeve të Evropës Juglindore drejt BE-së mbetet një prioritet i lartë.

“Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për këto vende në rrugën e tyre drejt BE-së duhet të kontribuojë në dhënien e perspektivave të reja për njerëzit nga rajoni, me njohjen reciproke të kualifikimeve që luajnë një rol kyç në këtë proces. Austria do të japë kontributin e saj veçanërisht nëpërmjet përpjekjeve në fushën e arsimit të dyfishtë”, tha Kneissl.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Azeski tha se “nënshkrimi i memorandumit sot është një hap pionier për ringjalljen dhe promovimin e këtij bashkëpunimi, i cili në një formë apo në tjetrën kemi pasur në rajon për shumë vite. Besoj se përvojat dhe njohuritë austriake në fushën e digjitalizimit dhe arsimit të dyfishtë do të kontribuojnë në përmirësimin e punës sonë, por do të përfaqësojnë gjithashtu një bazë solide për zhvillimin e ardhshëm jo vetëm të ekonomisë së Maqedonisë, por edhe të ekonomive të të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori