Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se gjatë mbledhje së Qeverisë që do të mbahet të martën, në rend dite do të jetë edhe Projekt Kodi i ri i Procedurës Penale.
Tahiri është shprehur i kënaqur që në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, po përmbyllet transformimi i drejtësisë penale.
Sipas ministrit Tahiri, nga 547 nene që ka Kodi, 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, duke u fokusuar në ndryshime që do të mundësojnë luftë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndër ndryshimet thelbësore, ministri Tahiri ka përmendur suspendimin e zyrtarëve të lartë publik për të cilët është shpallur aktgjykim dënues lidhur me veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.
“Qëllimi i këtij ndryshimi propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimin e mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”, ka theksuar ministri Tahiri.
Ndër ndryshime tjera, ministri Tahiri ka përmendur heqjen e dëgjimit të dytë, alternativën e zgjatjes së afatit të hetimeve, ndryshimet që lidhen me procedurat e konfiskimit të pasurisë së paluajtshme të fituar në mënyrë të paligjshme e deri tek shtimi i gjykimit në mungesë, propozim që ka ardhur për shkak se në shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës.
Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës.
“E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, askush s’do mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale, dhe askush s’do mund të sfidojë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Jam i bindur se ky Kod, do ketë përkrahje të gjerë edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe që puna e mirë që është bërë në hartimin e tij, të përmbyllet me një miratimin e tij sa më parë, duke mundësuar kështu transformimin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës, si një sistem efikas, të drejtë, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm”, ka përfunduar ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025