LAJMI I FUNDIT:

Agjencia Qendrore e Prokurimit shkakton dëme milionëshe me prokurime

Agjencia Qendrore e Prokurimit shkakton dëme milionëshe me prokurime

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur një mal shkeljesh në raportin e auditimit të performancës në prokurimet e centralizuara, ku Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte kontraktuar derivatet e naftës me çmim më të lartë sesa kishin kontraktuar institucionet e ndryshme shtetërore.

Nga një kontraktim më i shtrenjtë i çmimit të derivateve të naftës premium buxheti i shtetit vlerësohet se është dëmtuar për hiç më pak se 633 mijë euro.

“AQP-ja kishte kontraktuar çmimin e premisë për një litër karburant prej 0.055 eurosh, ndërsa kishte autoritete kontraktuese që e kishin kontraktuar premiumin me çmim më të ulët. Ne kemi gjetur se së paku katër AK e kishin çmimin e premiumit më të ulët sesa çmimi i AQP-së”, thuhet mes tjerash në raportin e ZKA-së.


Sipas këtij raporti, drejtoria tjetër e AQP-së kishte kontratë në fuqi me çmim premiumi prej 0.026 eurosh për litër naftë për vetura, 0.0159 euro për benzinë dhe 0.0199 euro për litër të naftës për gjenerator dhe për ngrohje.

Në anën tjetër Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) kishte kontratë për furnizim me naftë premium prej 0,0001 eurosh, që është vetëm 0,18 për qind e çmimit të kontratës së centralizuar. “Sikur AQP-ja të kishte siguruar çmim të premiumit të njëjtë me MZHE-në, pra 0,0001 euro për litër, ajo do të mundë të kursente 633 mijë euro dhe çmimi i kontratës do të ishte më i ulët për 99 për qind”, potencohet në raportin e Auditorit. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori