Kostoja e jetesës vitin e kaluar u rrit me 1.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 2.7 për qind. Shumë nga mallrat ushqimor kanë shënuar rritje të çmimeve.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve të konsumit në dhjetor 2018, krahasuar me nëntorin e po këtij viti, ishte 99.8, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë ishte 99.5. Marrë në përgjithësi, indeksi i çmimeve të Konsumit në vitin 2018 kishte një rritje prej 1.5 për qind dhe Indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 2.7 për qind krahasuar me vitin 2017. Rritje e çmimit u vu re tek transporti me 7.5 për qind, pije alkooliket dhe duhani me 5.5, rekreacioni dhe kultura për 2.4, restorantet dhe hotelet me 1.9, ushqimi dhe pijet joalkoolike, mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e orendive shtëpiake për 0.8, shëndetësia dhe komunikacioni për 0.7, dhe shërbime të tjera u rritën për 0.5 për qind.
Reduktimi i indekseve u regjistrua në grupet: Veshje dhe këpucë me 0.4% dhe arsimi prej 0.1%, ndërsa grupi i banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera ishte në nivelin e 2017-ës. Rritja e indeksit të çmimeve me pakicë në vitin 2018 u regjistrua në grupet: shërbimet për 3.7 për qind, prodhimet bujqësore për 3.6, prodhimet jo industriale ushqimore dhe duhan për 2.5, dhe prodhimet ushqimore industriale me 0.8 për qind. Indeksi i çmimeve të konsumit në dhjetor të vitit 2018, krahasuar me dhjetorin e vitit 2017, u rrit me 0.9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë u rrit me 1 për qind. Në dhjetor të vitit 2018, një rënie e indeksit të shpenzimeve është regjistruar tek gazi për amvisëri me 6.8 për qind, lëndë djegëse të lëngëta me 12.5 për qind, lubrifikantë si pjesë e pajisjeve për transportin personal për 10.6 për qind.
Në dhjetor, rritje e çmimeve u regjistrua edhe në transportin ajror të udhëtarëve për 3.9 për qind, pastrimin dhe mirëmbajtjen e banesës për 2.1, kopshtet, bimët dhe lule, aranzhimet e paketave turistike për 1.3, shërbimet paramedike për 0.9, gjëra të tjera personale me 0.8, këpucë dhe pajisje telefonike me 0.7, pajisje elektrike shtëpiake të mëdha, pajisje shtëpiake të vogla elektrike, shërbime të akomodimit, shërbime të higjienës personale me 0.5, si dhe orendi shtëpiake me 0.4%./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A