Sadri Sadria, është një nga pacientët e shumtë që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga gripi sezonal.
“Për momentin kam ankesa për fytin, hundët dhe gjoksin. Kam edhe një ndjenjë goksimi…”, thotë pacienti Sadri Sadria.
Edhe pse numri i pacientëve është mjaft i madh, doktoresha e Mjekësisë Familjare Bukurie Shala , thotë se krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka një numër më të vogël të pacientëve.
“Për një ditë kanë qarkulluar rreth 300 pacientë, dhe lirisht mund të themi se nga këta 200 kanë pasur grip sezonal. Mirëpo numri i përgjithshëm në krahasim me vitin e kaluar është më i vogël”, tha për RTVD, Bukurie Shala.
Ndërsa Ariana Kalaveshi nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se akoma jemi larg një situate epidemiologjike me grip sezonal.
“Për momentin sëmundje të ngjashme me gripin, janë të raportuara rreth 17,119 raste. Po ashtu raportohen edhe sëmundje të traktit respirator. Janë paraqitur 2,914 raste. Jemi shumë larg pragut epidemik”, shprehet Ariana Kalaveshi, përcjell Telegrafi.
Nga Instituti i Shëndetit Publikë është konfirmuar edhe rasti i parë me influencën A. Pacientja e moshës 35 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën e Infektives. Sipas drejtorit të kësaj klinike, Hamdi Ramadani, gjendja e saj është stabile.
“Gjendja e këtij rasti është e mirë për momentin, dhe nuk besojmë se do të lëvizë situata. Në radiografi të mushkërive është identifikuar një pezmatim në mushkri, por mendoj se ditëve në vijim gjendja e saj do të ketë një përmirësim”, deklaroi Hamdi Ramadani.
Vitin e kaluar nga gripi sezonal ishin prekur rreth 60.000 persona dhe nga Instituti i Shëndetit Publik ishte shpallur situatë epidemiologjike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova