Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
“Në kohë të pacaktuar të vitit 2018 e deri më 16.09.2018, në Komunën e Gjakovës, të akuzuarit B.H., D.H., dhe D.H., në bashkëveprim pa autorizim kanë shpërndarë, shitë dhe transportuar substancë narkotike të llojit kokainë dhe të cilët në vazhdimësi kanë blerë dhe janë furnizuar në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Kështu kanë kryer veprën penale”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 237 parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I pandehuri A. Sh.,në kohë të pacaktuar e deri më datën 16.09.2018, me dashje ka ndihmuar personat tjerë në kryerjen e veprës penale të cekur më lartë, duke mundësuar në vazhdimësi krijimin e kushteve, mënjanimin e pengesave dhe duke i fshehur provat e veprës penale. Me çka i njëjti ka kryer veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 273 para 2 të KPRK-së, lidhur me nenin 33 par.1 I KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.
I akuzuari G. Xh., me datë 16.09.2018, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, dhe i njëjti atë e ka blerë nga të pandehurit D.H., dhe D.H., duke kryer kështu veprën penale”posedimi i paautorizuar i narkotikëve, i substancave psikotrope ose analoge nga neni 275 par.1 i KPRK-së.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rijani: Kultura jonë është sfera e parë në Maqedoni që sulmohet nga diskriminimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Toshkovski: Shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, përmbytjeve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!