Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore në nder të veprës së tij.
Anëtarë të kësaj partie kanë kujtuar ditën e vrasjes së veprimtarit, duke e quajtur atë si heshtje të gazetarisë.
Ende e ka të freskët, kohën kur ia vranë babanë para syve të saj dhe vëllezërve. E sot, Doruntinë Maloku, e bija e Enver Malokut, pas 20 viteve të vrasjes së tij, e kujton me mall, duke kërkuar drejtësi për babanë e saj.
“Sot 20 vjet kur është vrarë babai në sytë tanë, Albanoni ishte 10 vjeçar, sot ai është 30 vjeç. Andini, vëllai im i madh, i cili atëherë ishte shumë i vogël, kishte 11 vjet, ndërsa sot është 31 vjeç. Unë që isha 16 vjeçare tash kam pothuajse moshën e mamit tim kur mbeti e ve. Babai im i ka dy nipa dhe një mbesë. Pra, fëmijët e vegjël janë rritur, po rriten edhe nipat dhe po ashtu mbesa e Enverit e cila ka moshën e shtetësisë së Kosovës. Kosova gjithashtu po bëhet, por larg ëndrrave të Enverit. Larg, sepse drejtësia nuk po bëhet as për babin, as për axhin Xhemë, as për Tahirin, as për Smajlin, Shabanin e shumë e shumë të tjerë”, ka thënë e bija e Enver Malokut.
Maloku ka thënë se kanë nevojë të dinë të vërtetën e vrasjes së babait të saj, në mënyrë që të flenë të qetë, raporton KP.
Ndërkaq, vrasjen e Enver Malokut, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, e ka quajtur mesazh të heshtjes së gazetarisë.
“Mesazhi ishte shumë i qartë, kërkohej heshtja e Malokut, heshtje e gazetarisë, dhe guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij, fjala u shqiptua guximshëm e pa cenueshëm. Dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm në kohë të okupimit të egër dhe luftës së ashpër. Vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishim për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe si dhe procesin për realizimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha Veliu.
20 vite pas vrasjes, nënkryetari i kësaj partie, po ashtu ka kërkuar drejtësi për këtë rast.
Me një minutë heshtje e filloi fjalimin e tij akademiku, Sabri Hamiti. Ai tha se për 20 vjet ka qenë ndër publicistët më të njohur të Kosovës. Ka kujtuar po ashtu ditën e vrasjes së tij.
“Kur e vranë Enver Malokun në Breg të Diellit në Prishtinë, më 11 janar 1999 në prag të derës, para gruas e fëmijëve unë vet i shtrirë në tokë në Dardani duke mbijetuar atentatin, atëherë nga zemra më doli fjala, u zu dielli në Breg të Diellit në Prishtinë. Thuhet që krimi nuk vjetrohet, mirëpo nëse krimi nuk gjykohet, krimi mund të rinohet, sepse krimineli nuk ka mëshirë por ka urrejtje për viktimën e vet. Krimi nuk mund të hetohet as të gjykohet nëse nuk funksion drejtësia e pavarur”, tha Hamiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë