LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet gjyqtari që i kërkoi favor seksual e para gruas që donte kujdestarinë e fëmijës

Pezullohet gjyqtari që i kërkoi favor seksual e para gruas që donte kujdestarinë e fëmijës

Këshilli i Lartë Gjyqësor në Shqipëri me unanimitet votash ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, i cili i ka kërkuar marrëdhënie seksuale dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës.

Gjatë mbledhjes anëtarët e KLG shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.


Ndërkohë 50-vjeçari Hysi dhe psikologja E. Meçani u arrestuan ditën e djeshme dhe të dy akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata u arrestuan pas transmetimit mbrëmjen e së martës të një kamere të fshehtë në një emisionin investigativ, ku gruaja, denoncuese tregoi gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gjyqtari i Fierit, R. Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit./tchroland hy

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori