LAJMI I FUNDIT:

Madhështia e Himarës nën petkun e borës, me syrin e fotografit italian

Madhështia e Himarës nën petkun e borës, me syrin e fotografit italian

Bora në malet e Himarës ka tërhequr vëmendjen e fotografit italian Luigi Marzo, duke na dhuruar fotografi të mrekullueshme.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, shprehet se “jemi mësuar me pamjet e spektaklit që ofron Himara në bregun përballë, Salento – Italia. Sidomos javët e fundit kur temperaturat kanë rënë dhe madhështia e maleve tona është aq e pranishme tek italianët përballë, që mahniten me këtë hijeshi krenare dhe të veçantë të Himarës sonë”.


“Por mendoj se kaq bukur me dëborë s’mund të jetë dukur Himara jonë në Otranto apo në Lecce… Luigi Marzo vazhdon të na përkëdhelë jo vetëm ne, por të gjithë publikun e gjerë italian me këto pamje fantastike të Himarës ndryshe, Himarës me dëborë”, thekson Goro.

Kryebashkiaku i Himarës thotë se “pika më e afërt dhe padyshim më e veçantë për të krijuar një imazh të bukur për Shqipërinë. Himara jonë, e së Nesërmes kaq pranë Europës. Një dallgë larg…!”.

Edhe më parë fotografi italian Luigi Marzo ka realizuar fotografi mahnitëse të Himarës, ndër të cilat përmendim ato të perëndimit të diellit.

Me një bregdet të mrekullueshëm dhe male të larta, Himara vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të shumtë, ku gjatë vitit 2018 shënoi një rritje prej 20% të tyre, transmeton atsh.

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea, është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

Turisti në zonën e Himarës gjen det e qiell të pastër, brigje ranore të ngulura në shkëmb, objekte kulturore dhe historike, monumente të natyrës dhe një kulinari të veçantë detare. Himara është perla detare e Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori