LAJMI I FUNDIT:

Kinezi me paralizë cerebrale ngre tulla me dhëmbë, për të fituar para për ta ndihmuar familjen (Video)

Kinezi me paralizë cerebrale ngre tulla me dhëmbë, për të fituar para për ta ndihmuar familjen (Video)

Një i ri i lindur me paralizë cerebrale është duke u munduar në të gjitha format t’i dalë në ndihmë familjes së tij në një zonë rurale në Kinë, pasi që nuk kanë kushte të mira.

Ai çdo ditë ngrit me dhëmbë tulla dhe “shfaqjen” e tij e transmetim live në internet, ku nga paratë e këtij “spektakli” që i fiton mundohet t’i ndihmojë familjarët, transmeton Telegrafi.


Shi Junke, 25-vjeç, fiton para nga 250 mijë ndjekësit që i ka në internet dhe që vazhdimisht përcjellin “shfaqjet” e tij në transmetime live.

Babai i të riut kishte vdekur katër vite më parë, kurse Junke ato 160 funte në muaj që i fiton, mundohet t’i ndajë për ushqim për familjarët e tij e në veçanti për shpenzimet e motrës së tij më të vogël që shkollohet.

Shi jeton në Yitang në pjesën qendrorë të Kinës së bashku me të ëmën dhe motrën 12-vjeçe. Megjithatë, ai ka edhe një motër tjetër 18-vjeçe që jeton dhe punon në një qytet tjetër.

Shi ka dashur me këtë t’i tregojë të tjerëve se mund të jetë shtylla e shtëpisë edhe përkundër gjendjes së tij shëndetësore. Ai gjithashtu me këtë deshi t’ia bëjë një jetë më të mirë të ëmës dhe motrës.

“Kam dashur t’i tregoj të tjerëve se jam i aftë sikurse tjerët. Dua të fitoj para për ta ndihmuar familjen”, ka shtuar Shi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori