LAJMI I FUNDIT:

Vështirësohet komunikacioni drejt Kodrës së Diellit, Strazhës dhe Mavrovës

Vështirësohet komunikacioni drejt Kodrës së Diellit, Strazhës dhe Mavrovës

Reshjet e reja intensive që sot përfshinë edhe rajonin e Pollogut, në masë të madhe e vështirësuan zhvillim e komunikacionit në Kodër Dielli, Strazhë dhe Mavrovë. Me vështirësi ka edhe komunikacioni në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit.

Ata që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë intesive angazhohen në heqjen e borës nga rrugët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për të mundur në mënyrë efikase dhe shpejt të hiqet bora, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ju bën apel pronarëve të makinave të mos i lënë makinat e tyre në vende jo të rregullta ndërsa lënia e makinave në këto vende do të dënohet ligjërisht./Telegrafi/