Henri Haxhiraj punon që prej prillit 2018 si bashkëpunëtor shkencor në Parlamentin e Gjermanisë. 26-vjeçari nga Fieri kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në vitet 2010-2014. Ai në një intervistë për Deutche Wellen, në Shqipëri ka qenë një “ngelës”.
“Padyshim që përgjegjësia kryesore ka qenë e imja”, thotë ai, por shumë gjëra në atë Fakultet, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual”, vazhdon i riu fierak, i cili nuk lë pa përmendur sidoqoftë faktin që ka njohur dhe pedagogë të shkëlqyer, të cilët përpos kushteve të këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë, sërish kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.
I pyetur sesa të realizueshme janë kërkesat e studentëve shqiptarë, Henri thotë se i duken të domosdoshme për një arsim cilësor.
“Duke qenë se në punën e përditshme ne Parlamentin Gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh te tilla kërkesa, e tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në to. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çdo lloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mije zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternative, shprehet ai, ndërsa thekson se një nga lehtësirat që kanë studentët në Gjermani është karta e studentit, e cila inkorporon bileta të transportit publik e siguron dhe ulje në dyqane të caktuara, në kinema apo restorante.
Këtu mund ta lexoni të plot intervistën e Henri Haxhiraj për DW. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti i pranishëm në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj