LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë që Elon Musk, Bill Gates dhe Mark Cuban i kanë larguar para se të bëheshin të suksesshëm

Shprehitë që Elon Musk, Bill Gates dhe Mark Cuban i kanë larguar para se të bëheshin të suksesshëm

Të gjithë ne kemi shprehi të këqija, por, sipas ekspertëve, disa prej tyre duhet larguar në mënyrë që të bëhemi më të suksesshëm.

Nëse dëshironi ta nxirrni më të mirën nga vetja, atëherë konsideroni disa prej ndryshimeve që edhe ndërmarrësit e suksesshëm i kanë bërë para se t’i arrinin majat e suksesit, transmeton Telegrafi.

Mos i shtyni gjërat për më vonë

Të gjithë ne e bëjmë këtë – pra, i lëmë për më vonë detyrat që nuk na pëlqen t’i bëjmë. Kështu kishte vepruar edhe Bill Gates kur kishte qenë i ri në biznes.


Madje, ai i kishte lënë gjërat për vonë edhe gjatë studimeve në Harvard, ku thotë se ishte njohur si djaloshi që nuk bënte asgjë deri në minutën e fundit.

Por Gates thotë se e ka ndryshuar këtë shprehi, ndërkaq tani pëlqen të jetë i organizuar dhe t’i kryejë gjërat në kohë.

Ndaloni së qeni të varur nga kafeina

Shumica prej nesh jemi shumë të varur nga kafeina në mënyrë që ta kalojmë ditën. Elon Musk e ka pranuar se punon 120 orë në javë. Mungesën e gjumit ai e kompenson me sasi të larta të kafeinës.

“Ka pasur raste kur i kam konsumuar deri në tetë pije freskuese që përmbajnë kafeinë brenda një dite. Ditëve të sotme e konsumoj vetëm një apo dy të tilla”, kishte deklaruar Musk.

Kafeina e tepërt është e keqe për ju dhe nxitë stres e ankth. Tani, siç thotë Musk, në vend të kafeve konsumon më shumë ujë.

Generated by IJG JPEG Library

Komunikimi i keq

Britma nuk është mënyrë e mirë për ta përçuar mesazhin, por Mark Cuban ka pasur probleme me kontrollimin e temperamentit.

Cuban ka pranuar në një intervistë se ka pasur shumë raste kur i kishte bërtitur partnerit të vet.

Por, me kohën e kishte kuptuar se britma më shumë sjell dëme se dobi.

“Britma vetëm e rritë stresin. Kur keni stres, njerëzit afër jush, produktiviteti dhe profibaliteti zvogëlohen”, ka deklaruar ai.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike

Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike

Stil
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?

FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori