LAJMI I FUNDIT:

TRI PAMJE PËR MIRKON

TRI PAMJE PËR MIRKON

Poezi nga: Bardh Frangu

PAMJA E PARË: 1988

Plasat e zemrës
I mbushë me ujë të rëndë
Termometër i fortë
Bohem i rrugëve të ngushta
Këmishën pa pulla o
Ç’të duhen parullat për nam
Kur e zgjodhe jetën
Varr pa dimension


PAMJA E DYTË: 1992

Thyeje shishen
Derdhe këtë ujë të bekuar
Kolegët pas grave
Në orë letrare kanë shkuar
Mbledhi copat e zemrës
Leri ata dy gishta të lutem
Kërkoje poezinë nëpër xhepa
Atë që e shkrove mbrëmë
Ndërsa Hëna
Pëshurrej në dritaren tënde

PAMJA E TRETË: 1994

Vdekjes ia ke mbyllur derën
Me çelësin e varur në qafë
Hap portat e dhembjes Prishtinës

Lumi nuk e pret kund në semafor
Udhët kanë harruar këmbët e tij
Veç sytë ia thith nga fundi i gotës

Miqve u thotë keq jam
Ata shtrëngojnë kravatat në qafë
Rrëshqasin trotuareve si shurra e pulës