LAJMI I FUNDIT:

May paralajmëron për situatën në Britani nëse nuk ka pakt për Brexitin

May paralajmëron për situatën në Britani nëse nuk ka pakt për Brexitin

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë të dielën se Britania do të përballet me një situatë të panjohur nëse plani i saj për Brexit do të kundërshtohet nga Parlamenti i Britanisë, më vonë gjatë këtij muaji, transmeton Reuters.

”Ne do të jemi në një territor të panjohur. Nuk mendoj se dikush mund të thotë se çfarë saktësisht do të ndodhë sa i përket reagimit që do ta shohim në parlament”, ka thënë ajo për BBC-në.


Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars mirëpo paaftësia e kryeministres May që të sigurojë mbështetje për planin e saj, ka alarmuar liderë biznesor dhe investitorët, për shkak të mundësisë së Brexitit pa marrëveshje.

May ka thënë se planifikon që votimi në Parlament të ndodhë rreth datës 15 janar, duke hedhur poshtë raportet se do ta shtyjë votimin sërish.

Ajo pati shtyrë votimin në muajin dhjetor, pasi i ishte bërë e qartë se plani i saj nuk do të miratohej, përveç nëse rishqyrtohet me palën evropiane.

Në një periudhë paqartësie lidhur me hapat e ardhshëm të Brexitit, një sondazh ka treguar se më shumë britanikë dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, në krahasim me ata që përkrahin Brexitin. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori