LAJMI I FUNDIT:

Dikur vrau qindra njerëz, tani kandidon për president

Dikur vrau qindra njerëz, tani kandidon për president

John Jairo Velasquez, i njohur si Popeye, ishte dora e djathtë e Pablo Escobar, i cili u vra në Kolumbi në 1993.

Ishte vrasësi kryesor i shefit të drogës, quhet me nofkën  Popeye, pasi dikur ishte marinar.


Ai qëndroi 23 vjet prapa grilave për terrorizëm, pasi vrau dhe torturoi qindra njerëz në mes të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

“Nëse Escobari do të më urdhëronte të vrisja babanë për shkak të dëmtimit të organizatës sonë, do ta vrisja”, pohon ai.

Popeye vrau mbi 250 vetë dhe organizoi 2.500 vrasje gjatë luftës së Escobar me qeverinë kolumbiane. Organizata e tij, Karteli Medelin, vrau 50,000 njerëz.

“Jam vrasës profesional. Vras para. Por gjithashtu vrava nga dashuria dhe respekti për Pablo Escobar. Secili prej nesh do të vriste 5-12 njerëz çdo ditë. Unë lehtë mund të vras dhe të vendos bomba. Jam ekspert i terrorizmit, për rrëmbimin e njerëzve dhe për të gjitha krimet”, tregon ai.

Viktimat e tij dhe familjet e tyre po ashtu jetojnë në Medelin dhe nuk janë të kënaqura të dinë se vrasësi famëkeq është i lirë. Megjithatë, ai argumenton se nuk frikësohet nga hakmarrja, transmeton kp.

“Unë eci lirshëm në rrugë, pa frikë se do të më vrasin. Kjo është në duart e Perëndisë dhe miqtë e mi të fuqishëm mbrohen gjithashtu”, pohon Popeye.

Pas 23 vjetësh burg, u bë njeri i famshëm. Ai drejton blogun, shkruan libra, luan në film dhe në televizion, ndërsa tani planifikon të kandidojë për president të Kolumbisë.

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Kalo në kategori