Kthimi i rastit të Almir Aliut në rigjykim nënkupton vendimin dhe rikualifikimin e padrejtë të bërë nga Prokuroria Themelore dhe Gjykata Themelore në Kumanovë. Ekspertët vlerësojnë se Gjykata Apelit ka marrë për bazë pikërisht këtë fakt për të shfuqizuar vendimin e plotfuqishëm. Sipas ish gjykatësit, Sejfulla Osmani, vepra është vrasje, ndërsa paramendimi dhe motivet duhet t’i shqyrtojë gjykata në procedurën e rigjykimit.
“Ekspertiza neuro-psikiatrike është bërë nga ekspert pa licencë, që në parim do të thotë është e cunguar dhe nuk mund të merret parasysh në sjelljen e aktgjykimit. Kam ndarë mendimin që ky veprim i cili vërehet edhe nga incizimet e mara është veprim i paramenduar dhe nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se vepër penale vrasje”, theksoi Sejfulla Osmani, ish-gjykatës.
Pavarësisht kthimit të lëndës në rigjykim, ekspertët potencojnë rrezikun e përsëritjes së padrejtësive si në vendimin e shkallës së parë. Osmani në këtë drejtim akuzon prokuroren e lëndës, Suzana Kusigerska dhe prokurorin publik, Lubomir Joveski i cili rikualifikimin e kishte mbrojtur me idenë se për çfarëdo kualifikimi tjetër, Gjykata do të obligohej të sillte vendim për ta liruar të akuzuarin.
“Ne nuk kemi problem me trupin gjykues por kemi problem me prokurorin e lëndës i cili bëri një rikualifikim të panevojshëm. Prokurori i shtetit ose do të na thotë se ai nuk e njeh mirë punën, që unë nuk e besoj, apo do të na thotë se një viktimë është irelevante dhe një i akuzuar është interes shtetëror. Prokurori do të vazhdojë si shumë të tjerë që të mbaj anën e të fortëve për çka mendoj se është një punë që duhet t’i jepet fund”, u shpreh Sejfulla Osmani.
Para vendimit të plotfuqishëm, Alsat zbuloi se ekspertiza neuro-psikiatrike për të akuzuarin Boban Iliq ishte bërë nga ekspert pa licenca dhe pa respektuar procedurat gjyqësore të parashikuara me Ligjin për ekspertiza. Ky fakt nuk i trembi Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të cilët u distancuan duke u mbrojtur me faktin që asnjëri dhe as tjetri organ nuk mbajnë përgjegjësi për licencat e ekspertëve. Pas aktvendimit, Prokuroria Themelore e Kumanovës u ankua ndaj lartësisë së dënimit për të akuzuarin Boban Iliq i cili u dënua vetëm me 6 vite burg. Gjykata gjithashtu kishte dënuar babain e Almirit, Sedat Aliun u me 6 muaj burg, Abdulla Aliun 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie, ndërsa vëllai i Boban Iliq, Bojan Iliq mbeti jashtë akuze. Vrasja e vogëlushit Almir Aliu ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari u shtyp për vdekje nga Boban Iliq./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime