LAJMI I FUNDIT:

Trump “po vlerëson” tërheqjen ose jo të trupave nga Afganistani

Trump “po vlerëson” tërheqjen ose jo të trupave nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është në “proces të vlerësimit” për tërheqjen ose jo të disa trupave amerikane nga Afganistani, tha nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Komentet e tij vijnë pas raporteve se Trump ka urdhëruar Pentagonin që të përgatitet për tërheqjen e 7,000 trupave nga Afganistani – rreth gjysmës së kontingjentit amerikan në këtë vend.

“Në kohën që po flasim, presidenti është në proces të vlerësimit”, tha Pence në një intervistë për Fox News.


Këtë javë, Trump iu bëri thirrje vendeve të tjera, në veçanti Rusisë, Pakistanit dhe Indisë, që të përfshihen më shumë në luftimet në Afganistan.

“Përse Rusia nuk është atje? Përse jo India? Përse jo Pakistani? Përse jemi ne, duke qenë 6,000 milje larg”, pyeti Trump.

Në Afganistan ndodhen rreth 14,000 trupa amerikane që aktualisht udhëheqin përpjekjet e NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat lokale.

Fuqitë perëndimore janë të pranishme në Afganistan qysh në vitin 2001, kur i kanë rrëzuar talibanët nga pushteti.

Muajin e kaluar, Trump ka vendosur për tërheqjen e të gjitha trupave nga Siria, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët.

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori