Të mbyllur brenda katër mureve për shkak të veprimeve të gabuara në shoqëri 82 gra dhe fëmijë do ta kalojnë vitin e ri në Burgun e Lipjanit.
Madje, gratë e burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë zbukuruar ambientet ku ato do ta kalojnë natën e Vitit të Ri.
Heset Loku, Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, tregon se si festohet Viti i Ri brenda burgut të Lipjanit.
“Për festën e vitit të ri shumica e të dënuarve, çoftë të mitur, çoftë të grave i bëjnë në mënyrë grupore, të organizuar, bëjnë edhe dekorime aq sa munden, dhe mendoj që e festojnë një natë jashtëzakonisht të mirë”, thotë Loku.
Qendra korrektuese në Lipjan strehon gratë dhe të miturit të cilët kanë kryer vepra penale.
Secili i burgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan fillimisht i nënshtrohet procedurave të pranimit dhe dorëzimit nga ana e gardianëve të burgut.
Aktivitetet e të miturve dallojnë nga ato të cilat i kryejnë gratë. Brenda qendrës ka shkollë ku ligjërojnë tetë mësimdhënës.
Fitim Berbatovci, udhëheqës i administratës në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ka treguar për Kallxo.com se në këtë burg është një instruktor i cili mëson të miturit të kultivojnë pemë dhe perime në serën e cila ndodhet brenda burgut.
“Prej shumë aktiviteteve të miturit në serë kultivojnë perime sezonale gjatë verës, perime këto të cilat konsumohen nga qendra jonë, prej vetë të miturve dhe nga stafi të cilët punojnë në këtë qendër”, thotë Fitim Berbatovci.
Ai sqaron edhe kushtet ku të miturit zhvillojnë aktivitetet sportive.
“Në këtë fushë të sportit organizojmë turnirë në futboll por përveç të miturve që janë pjesë e saj ka edhe të mitur prej komunitetit të jashtëm të cilët zhvillojnë lojëra të futbollit me të miturit e qendrës tonë”, ka treguar Berbatovci. Për të garantuar risocializim qendra ka paraparë edhe aktivitete për gratë e burgosura.
“Sa i përket femrave edhe ato kanë aktivitete e tyre, merren kryesisht me punime në rrobaqepësi, në floktari, me bukë pjekje, në furrtari, në kuzhinë, lavantari dhe në pastrim. Pjesa dërmuese e femrave të dënuara me burg janë të angzhuara në punë, me përjashtim të ndonjë rasti që nuk shpreh angazhim për të punuar”, tregon drejtori Loku.
Jeta brenda burxheve është vështirë për gratë që janë nëna e për fëmijët që jetojnë larg prindërve. Të gjithë kanë të drejtë të takojnë familjarët e tyre brenda javës në takime të cilat zhvillohen brenda ambienteve të qendër.
“Vizitat familjare i kanë të rregullta çdo javë por me kërkesën e të miturit ose të femrave, mund të kenë edhe vizita të veçanta. Përveç atyre të rregullta javore, ka dy orë që zgjasin ka edhe vizita të tjera, në raste të caktuara që bëhen me kërkesa shkaku mund të jetë i ndryshëm, për shembull një familjar vjen nga jashtë dhe nuk mund të pres ditën e vikendit mund të vjen të hënën të premten pa problem”, tregon Loku.
Ai tregon se qendra u mundëson disa të burgosurve që të vizitojnë familjet e tyre në shtëpi në kohën kur janë në vuajtje të dënimit.
Të burgosurit të cilat kanë sjellje të mira, nuk kanë vepra të tjera penale, që nuk kanë probleme me sigurinë publike jashtë kanë mundësin të shfrytëzojnë 30 ditë brenda vitit jashtë institucionit ku mund të bëjnë vizita në familje apo në shtëpinë e tyre.
Qendra nuk është imune ndaj ndikimeve nga jashtë dhe tentativave për tu kriminalizuar.
“Normalisht qe brenda institucionit korrektues ka edhe shkelje disiplinore, ka edhe raste të tentimit të futjes së substancave narkotike ka mjaft raste që ne i kemi ndërpre, por nuk përjashtohet mundësia që kemi pasur raste kur nuk kemi arritur ta parandalojmë dhe është futur substanca narkotike brenda”, tregon Loku.
Gjatë vitit qendra ka pasur edhe probleme me të burgosur të cilët tentuan të arratisen nga burgu.
“Sa i përket çështjes se mundësisë apo tentimit për largim nga institucioni tek femrat nuk kemi pasur asnjë rast, as të tentuar as të larguar, ndërsa të miturit kemi pasur edhe të tentimin edhe të largimit, pasi janë në moshën që nuk i mendojnë pasojat, pasi që çdo ikje nga institucioni është shkelje dhe vepër penale”.
I gjithë objekti në Qendrën Korrektuese në Lipjan është nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, dhe në secilën pjesë të burgut janë gardianët të cilët përcjellin gjendjen e sigurisë brenda burgut. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?