LAJMI I FUNDIT:

Viti ku u pensionuan katër legjenda të futbollit kosovar

Viti ku u pensionuan katër legjenda të futbollit kosovar

Çdo fillim e ka edhe fundin e tij. E kjo vlen edhe për futbollistët, të cilëve dikur u vjen koha të pensionohen.

Në vitin 2018 disa yje të futbollit kosovar i dhanë fund karrierës së gjatë dhe të lavdishme.


Erdin Hashani i dha fund karrierës së gjatë. Qendërmbrojtësi prishtinas ishte “aventurist”, pasi kishte luajtur në 12 skuadra gjatë karrierës, në Kosovë e në Shqipëri, ndërsa karrierën e mbylli te Ferizaj.

Menjëherë ai gjeti angazhim si trajner dhe dimëroi në krye të Ligës së Dytë me Dardanën e Kamenicës.

Një tjetër futbollist i madh që i vendosi këpucët në gozhdë gjatë 2018-s ishte Shpëtim Idrizi.

Mesfushori kreativ mitrovicas i shijoi edhe ndeshjet ndërkombëtare dhe u largua pa ndonjë “zhig” ose merak pasi i arriti të gjitha në karrierë, duke përfshirë këtu edhe titullin e kampionit me Trepçën ’89, ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

“Tung” futbollit i tha edhe Alban Dragusha, qendërmbrojtësi stabil që ka luajtur në disa klube kosovare.

Ai ishte shembull si lojtar dhe si person.

Ndërsa lamtumira më e madhe ishte ajo e Debatik Currit.

Qendërmbrojtësi e mbylli aty ku e kishte nisur – në Prishtinë një karrierë të lavdishme, e përcjellë me momente të mira, por edhe me lëndime.

Pasi luajti në Shqipëri, në Ukrainë e në Turqi, por edhe në Kombëtaren shqiptare, Curri e ndihmoi Prishtinën në dy sezone dhe në fund tha “Boll ma”.

Gjatë vitit që po shkon pati edhe pensionime të tjera. Pa asnjë diskutim, futbolli kosovar mbeti i mangët pa këta lojtarë.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori