Qyteti i Obiliqit njihet si zonë e rrezikuar nga ndotja që shkaktohet nga KEK-u dhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje, ndërsa, për të ulur nivelin e ndotjes me ligj të veçantë për këtë komunë parashihet shfrytëzimi i avullit të termocentraleve për ngrohje për banorët, por një gjë e tillë ende po u mohohet atyre.
Këtë avull qe tre dimra me radhë janë duke e shfrytëzuar një pjesë e banorëve të Prishtinës.
Gypi i rrjetit të ngrohjes qendrore përmes të cili po ngrohen kryeqytetasit i kaloi rreth shtëpisë së tij, por kryefamiljari i familjes pesë anëtaresh, Fahri Hoxha thotë se nuk iu lejua kyçja në të, dhe arsyen ende vazhdon të mos e dijë.
Ai për KosovaPress thotë se kushtet e rënda ekonomike po e detyrojnë atë të blej thëngjill, pasi ndryshe nuk mund t’ia dalin.
“Kur gypat kanë shkuar këndej rreth nesh, por ne nuk kemi qasje njëherë për shkak se nuk e di çka janë duke bërë, po rrejnë shkurt e shqip sepse më së pari ne jemi më të dëmtuarit këtu, termoelektranat siç e shihni e kemi 200 metra, duhet me ble qymyr, duhet me ble dru vetë…Unë kam blerë qymyr, kam blerë dru sepse pa ta nuk mundemi, i kam pesë fëmijë duhet me u nxeh diqysh… Për shkak të kushteve nuk po ki qare veç me dru ose me pelet ku mi marr rrogat 200 euro minimale në Kosovë”, tha ai.
Por ky banor nuk është i vetmi që përdor thëngjill për ngrohje gjatë dimrit, pasi që shumë familje kosovare ngrohen edhe me këtë lëndë djegëse.
Edhe pse e di që përdorimi i thëngjillit ndihmon të rritet niveli i ndotjes, dhe kështu rritet edhe rreziku i shëndetit të familjarëve të saj, Elheme Bala thotë edhe këtë dimër do të ngrohen me thëngjill dhe dru, pasi që zgjidhje tjetër nuk kanë.
Sipas saj, rrjeti me ngrohje qendrore me avull do ndikonte edhe në ekonomin e tyre familjare.
“Po kemi marr edhe dru edhe thëngjill… Është po çka me bë tash pasi tjetër nuk po kemi tjetër, pasi nuk po kemi nxehje qendrore…Kish me ndikua bash mirë me u bë ashtu për me nxehje me avull”, u shpreh ajo.
I zhgënjyer është edhe Selim Krasniqi, i cili nuk ka asnjë shpresë se Obiliqi do të ketë rrjetin e ngrohjes qendrore, të paktën ai thotë se nuk do e gëzoj.
“Po jam përgatitur me të gjitha qymyr jo po dru kam ble… atë nuk e presim kurrë sepse vetëm fjalë janë ato thashetheme, se për me ardhur këtu nxemja, unë nuk e pres e tjerët nuk e di, ata fëmijët ata që janë të vegjël ndoshta e presin”, ka thënë ky banor.
Lidhur me këtë çështje kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka premtuar se brenda mandatit të tij katër vjeçar mbi 80 për qind e këtij territori do të kyçet në rrjetin e nxehjes qendrore me avull.
I pari i kësaj komune u shpreh se për këtë projekt kanë ndarë 530 mijë euro, kurse do punojnë që të tërheqin edhe donatorë të tjerë.
“Është kogjenerimi i cili është edhe në ligjin për Obiliqin është projekt që do të filloj me 530 mijë, mirëpo ne planifikojmë pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës të mbajnë edhe një konferencë për donatorë me qëllim që të përfitojmë nga donatorët që të rritet kjo shumë sa më shumë…kyçja në këtë vit është pothuajse e pamundur, ky është një projekt jashtëzakonisht i madh dhe ne jemi duke e bërë studimin e fizibilitetit, dhe besoj që vitin e ardhshëm fillojmë me projektimin dhe implementimin e projektit… Unë besoj që në këtë katër vjeçar do të ketë mbi 80 për qind të shtrirjes së rrjetit nxehjes qendrore në tërë territorin e komunës sonë”, u shpreh ai.
Ndërsa, nga Korporata Energjetike e Kosovës e konfirmojnë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar me avull për ngrohje qendrore edhe Obiliqin.
Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve në Korporatës Energjetike të Kosovës, Edmon Nulleshi ka shprehur gatishmërinë e korporatës për të ndihmuar në këtë drejtim obiliqasit.
“Gjithsesi kapacitet ka të mjaftueshme për sa i përket avullit KEK-u është i gatshëm gjithsesi me i hy këtij aktiviteti nëse kërkohet nga aksionari, mirëpo ne nuk merremi me ngrohjen kjo është çështje e ndonjë institucioni tjetër se si duhet të bëhet, tash nuk e di si do shkoj kjo iniciativë apo përmes Termokosit apo përmes ndonjë ndërmarrje tjetër që do formohet por ne jemi të gatshëm me kushtet e njëjta të cilat i ofrojmë Termokosit me ofrua ngrohje edhe për banorët tjerë“, ka thënë Nulleshi.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës që nga sezoni ngrohës 2014/2015 në saje të realizimit të Projektit të kogjenerimit NP “Termokos” SH.A. shfrytëzon avullin e termocentralit “Kosova B” për prodhimin e energjisë ngrohëse. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama