LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: SHBA dhe Rusia kanë folur për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Daçiq: SHBA dhe Rusia kanë folur për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë  dhe të ftojnë edhe vende të tjera, dhe se këshilltar i presidentit Trump për siguri kombëtare John Bolton për këtë ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

“Për ta [SHBA] është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë [marrëveshje], me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE). Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe “Politika”.

I pyetur se sa është e rëndësishme për presidentin amerikan zgjidhja e çështjes së Kosovës, Daçiq ka thënë se Donald Trump niset nga parimi se mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Në qoftë se arrihet marrëveshja, kjo është një gjë e madhe pozitive për gjithë rajonin dhe për të gjitha vendet që do të jenë garantuese, përfshirë vendin në të cilën do të nënshkruhej – Shtetet e Bashkuara. Kjo është një plus për politikën e Trumpit dhe për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë është Daçiq.

Në veçanti, sipas Daçiqit, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina, do të ishte suksesi i tyre [amerikanëve] diplomatik.

“Por, tani për tani, nuk ka indikacione se do të ketë një ndryshim formal në formatin e dialogut, respektivisht përfshirjen e Amerikës, sepse ai do të duhet të ndryshojë gjithashtu në një mënyrë shumë formale”, tha Daçiq.

Ai tha se “pa marrë parasysh se sa BE-ja do të jetë e preokupuar me problemet  e saj, edhe më tej do të vazhdojë t’i përmbahet këtij formati, por do të ketë nevojë, siç tha Trump, që të mos humbet  momentumi dhe të mos pritet shumë. Formalisht, përfshirja e Shteteve të Bashkuara në dialog nuk ishte e paraparë. Ata kurrë nuk e kërkuan këtë”, tha Daçiq.

Daçiq tha se procesi i negociatave është në  defansivë totale dhe në pat pozicion, dhe se për të vazhduar dialogun është e nevojshme që Kosova  të tërheq taksën e vendosur ndaj produkteve të  Serbisë.

Daçqi vlerëson se për shkak të zgjedhjeve në BE dialogu do të jetë në pat pozicion, sepse duhet të bëhet edhe konstituimi i organeve, kurse përfaqësuesi i lartë i BE-së zgjidhet tek kah fundi i vitit të ardhshëm.

Ai tha se në gjithë këtë situatë nuk shihet ndonjë perspektivë se mund të pritet një rrjedhë e suksesshme e dialogut as në vitin e ardhshëm.

“Prandaj të gjitha fjalët se do të ketë zgjidhje të shpejtë janë tepër fantastikë shkencore”, tha ai /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Kalo në kategori