LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Aeroplani amerikan nuk ka ardhur rastësisht në Kosovë

Mediat serbe: Aeroplani amerikan nuk ka ardhur rastësisht në Kosovë

Komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski ka thënë se aeroplani zbulues amerikan “MC-12 Liberty” u ul në aeroportin e Prishtinës dje për të mbikëqyrur rrugët alternative nëpërmjet kufirit të dhëna në veri të Kosovës.

“Amerika ka 13 aeroplanë të tillë, është një avion për vëzhgim, zbulim,… Mendoj se u prezantua në vitin 2009 për përdorim operativ. Këta aeroplanë u përdorën për herë të parë në Irak dhe ai ka dy anëtarë të ekuipazhit”, citohet të ketë thënë Lazanski për TV Pink, përcjell Telegrafi.

Siç ka shtuar ai, ky aeroplan ka ardhur ndoshta për të shqyrtuar dhe parë pozitën e ushtrisë serbe në pjesën jugore të Serbisë.


Miroslav Lazanski

“Ai nuk ka për të hyrë në hapësirën ajrore të Serbisë, sepse ajo ka aftësinë për të mbikëqyrur anën e asaj, krejt çfarë ndodh, pesëdhjetë kilometra nga kufiri”.

Ndërsa duke komentuar mbi mundësinë e një konflikti në Ballkan, Lazanski ka theksuar se asgjë nuk do të ndodhë.

“Nuk ka luftë në Ballkan, së pari sepse nuk ka kapacitet për ndonjë konflikt, dhe së dyti, askujt nuk i konvenon, si dhe e treta, sepse tani që Rusia dhe Amerika që të luftojnë për Ballkanin, kjo do të ishte një pritje naive”, ka thënë Lazanski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori